Gjatë vizitës në Suedi, krahas takimeve që zhvillova në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) dhe Institutin Suedez, pata kënaqësinë të vizitoj edhe Riksdagun, Parlamentin e Suedisë, ku u takova edhe me dy deputetët nga Partia Socialdemokrate, znj. Aida Birinxhiku dhe z. Arbër Gashi

Gjatë vizitës në Suedi, krahas takimeve që zhvillova në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) dhe Institutin Suedez, pata kënaqësinë të vizitoj edhe Riksdagun, Parlamentin e Suedisë, ku u takova edhe me dy deputetët nga Partia Socialdemokrate, znj. Aida Birinxhiku dhe z. Arbër Gashi.

Aida është rritur në Falkenberg; prindërit e saj emigruan në Suedi nga komuna e Pejës në vitin 1998. Arbëri është rritur në Halmstad; prindërit e tij emigruan nga komuna e Drenasit.

Të dy janë pjesë e një gjenerate të re të përfaqësimit publik në Suedi, të angazhuar në çështje që lidhen me punësimin e të rinjve, arsimin, shërbimet publike, mirëqenien sociale, të drejtat e punëtorëve dhe mbrojtjen e familjeve në nevojë.

Të talentuar dhe të angazhuar në jetën publike suedeze, ata janë shembull i mirë i gjeneratës së dytë të mërgatës sonë. Të integruar me sukses në vendin që u hapi dyert familjeve nga Kosova në kohë të vështira, por njëkohësisht të lidhur fort me Kosovën, historinë dhe rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga Peja e Drenasi, deri në institucionet demokratike të Suedisë, rrugëtimi i tyre flet për punë, dinjitet, arsimim dhe shërbim publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors