Takimi i rregullt javor me Zyrën e BE-së në Kosovë për koordinim në fushën e anëtarësimit në BE

Takimi i rregullt javor me Zyrën e BE-së në Kosovë për koordinim në fushën e anëtarësimit në BE.

Sot prita në takim Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Eva Palatova, të shoqëruar nga z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit, dhe z. Liudas Kolesinskas, zyrtar politik.

Takimet e rregullta javore janë pjesë e koordinimit të rregullt ndërmjet qeverisë dhe Zyrës së BE-së me qëllim avancimin e bashkëpunimit institucional dhe ndjekjen e proceseve të anëtarësimit në BE.

Diskutuam progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, rezultatet e takimit të fundit të Komitetit Monitorues dhe hapat e ardhshëm të raportimit, si dhe ecurinë e projekteve në kuadër të WBIF dhe IPA si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Koordinimi i vazhdueshëm është çelës i zbatimit efektiv të reformave dhe shfrytëzimit sa më të mirë të mbështetjes së BE-së drejt anëtarësimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors