Pas përmbylljes së afatit të qershorit, fillojnë përgatitjet për afatin e dhjetorit në Agjendën e Reformave.
Në mbledhjen e VIII-të të Komitetit Zbatues institucionet përgjegjëse prezantuan planet e përditësuara për zbatimin e reformave dhe së bashku shqyrtuam planet dinamike për arritjen e hapave që për afat shtesë dhe të rregullt e kanë 31 dhjetorin e këtij viti.
Në listën e prioriteteve për seancat e radhës të Kuvendit janë gjithashtu ligjet të cilat nuk arritën të aprovoheshin në afatin e qershorit.
Përmes takimeve të rregullta me institucionet, sigurohemi që po ndërmerren të gjithë hapat brenda kompetencave të institucioneve për zbatimin e reformave të parapara dhe kështu të avancojmë procesin e integrimit evropian të Kosovës.














