Një ndalesë e veçantë në Stokholm tek Instituti Suedez

Një ndalesë e veçantë në Stokholm tek Instituti Suedez.

Gjatë vizitës në Suedi, pata kënaqësinë të ndalem në Institutin Suedez dhe të takohem me z. Kurt Bratteby, Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare këtë herë jo vetëm si Kryenegociator i Republikës së Kosovës me BE-në, por edhe si alumn i Institutit Suedez dhe ish-student i Universitetit të Lundit, dëshmi e mbështetjes së gjerë të Suedisë ndaj Kosovës.

Lidhja e Kosovës me Suedinë nuk është ndërtuar vetëm përmes institucioneve, por edhe përmes njerëzve, arsimit dhe përvojave të drejtpërdrejta. Sot, ajo përvojë na shërben çdo ditë në punën për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Me z. Bratteby biseduam për mundësitë dhe sfidat në procesin e anëtarësimit dhe se si edhe shumë të rinj e profesionistë nga Kosova përfitojnë nga shkëmbimet, praktikat dhe programet për nëpunës civilë, në bashkëpunim me universitetet suedeze dhe institucionet tona.

Faleminderit Institutit Suedez për mundësitë e ofruara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors