Në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile që po mbahet për herë të parë në Kosovë në kuadër Procesit të Berlinit, këtë vit nën moton “Prova, jo premtime”, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin “E ardhmja e Procesit të Berlinit dhe vendi i rajonit në Bashkimin Evropian”

Në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile që po mbahet për herë të parë në Kosovë në kuadër Procesit të Berlinit, këtë vit nën moton “Prova, jo premtime”, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, z. Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin “E ardhmja e Procesit të Berlinit dhe vendi i rajonit në Bashkimin Evropian”.

Në panel, të moderuar nga znj. Ilva Tare, Kryenegociatori Zulfaj diskutoi së bashku me Kryenegociatorin e Malit të Zi, z. Predrag Zenović, z. Adnan Ćerimagić nga European Stability Initiative dhe Prof. Gentian Elezi nga Kolegji i Evropës dhe Universiteti i Tiranës.

Në fjalën e tij, Kryenegociatori Zulfaj theksoi rëndësinë që Procesi i Berlinit ka në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Kjo iniciativë i solli vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, dhe ka adresuar çështje të rëndësisë së veçantë duke përfshirë mobilitetin dhe konektivitetin.

Z. Zulfaj e përshëndeti avancimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se, edhe pas anëtarësimit të të dyja vendeve, bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor, pavarësisht ritmit të ndryshëm me të cilin avancojnë vendet e rajonit.

Sa i përket integrimit gradual në BE, ai tha se integrimi gradual duhet të shërbejë si katalizator për ta çuar rajonin përpara dhe për ta afruar më shpejt me BE-në, e jo si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë.

Në fund, Kryenegociatori Zulfaj theksoi se duhet të vazhdojmë bashkëpunimin me shtetet anëtare për të siguruar unitetin e nevojshëm brenda BE-së për avancimin e aplikimit të Kosovës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors