Me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Kosovë, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Ambasadoren znj. Heleni Vakali

Me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Kosovë, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Ambasadoren znj. Heleni Vakali.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi Ambasadoren Vakali për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Z. Zulfaj i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj, për mbështetjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe i uroi Ambasadores Vakali suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors