Me një angazhim shumëvjeçar në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, eurodeputeti kroat, z. Tonino Picula, është një njohës i mirë i zhvillimeve politike në rajon dhe i rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së.
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Kryenegociatori Zulfaj zhvilloi takim me eurodeputetin Picula në Parlamentin Evropian, ku diskutuan për dinamikat e fundit politike në rajon, me theks statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.
Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi eurodeputetin Picula për mbështetjen.





