Nën kryesimin e Kryenegociatorit Zulfaj, sot u mbajt takimi i dytë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimin për Zhvillim, Komitet ky i cili shërben si mekanizëm ndër-institucional për koordinimin, monitorimin dhe zbatimin efektiv të fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve zhvillimorë në Kosovë.
Në mesin e përfaqësuesëve të ministrive, agjencive dhe institucioneve tjera zbatuese, u diskutua lidhur me zbatimin e projekteve të financuara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në sektorë të ndryshëm, përfshi këtu mjedisin, infrastrukturën digjitale, arsimin, kapitalin njerëzor, energjinë dhe transportin.
Gjatë takimit, Kryenegociatori Zulfaj theksoi rëndësinë e përgatitjes së hershme të Kosovës për instrumentin e ri “Global Europe” për periudhën 2028–2034, me fokus në koordinimin institucional dhe përgatitjen e hershme për mundësitë e financimit që do të ofrojë kuadri i ardhshëm financiar i Bashkimit Evropian.







