Kryenegociatori me BE-në, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me znj. Katarina Barley, Nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe Nënkryetare Ekzekutive e Partisë së Socialistëve Evropiane (PES).
Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi znj. Barley për mbështetjen në avancimin e Kosovës drejt antarësimit në BE. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit gjeopolitike në Evropë që kanë rikthyer temën e zgjerimit në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian.
Kryenegociatori Zulfaj theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim janë objektivat tona kryesore. Ai nënvizoi se angazhimi i znj. Barley është i rëndësishëm në mobilizimin e mbështetjes politike dhe për përkthimin e perspektivës evropiane të Kosovës në hapa konkretë institucionalë.




