Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi sot në Bruksel një takim produktiv me ambasadorin Luke Feeney, përfaqësuesin e Irlandës në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së.
Irlanda është mbështetëse e qëndrueshme e Kosovës dhe një zë i fuqishëm për zgjerimin e BE-së, për çka Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi ambasadorin Feeney.
Kryenegociatori Zulfaj shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj Presidencës irlandeze dhe shteteve anëtare të BE-së për mbështetjen e përfshirjes së Kosovës në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike, së cilës Kosova iu bashkua zyrtarisht të hënën në Luksemburg.
