Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës në Kosovë, Sh.T. Ragnar Almqvist

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës në Kosovë, Sh.T. Ragnar Almqvist.

Në fokus të takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në Presidencën irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe rolin që Irlanda mund të luajë në avancimin e Kosovës gjatë kësaj periudhe.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi Ambasadorin Almqvist për mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë Presidenca irlandeze të shtyjë përpara procesin e marrjes së statusit kandidat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors