Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot, Drejtorin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), z. Arnaud Dauphin, dhe përfaqësuesin e AFD-së në Kosovë, z. Thomas Lucaora

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot, Drejtorin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), z. Arnaud Dauphin, dhe përfaqësuesin e AFD-së në Kosovë, z. Thomas Lucaora.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin me AFD-në në projekte zhvillimore dhe infrastrukturore si dhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Z. Zulfaj foli për projektet në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit (IPA), dhe e vlerësoi bashkëpunimin me AFD-në.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors