Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, mirëpriti sot në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Sh.T. Ragnar Almqvist

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, mirëpriti sot në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Sh.T. Ragnar Almqvist.

Kryenegociatori Zulfaj e uroi Ambasadorin Almqvist me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda, duke theksuar rëndësinë e avancimit të statusit kandidat dhe hapjes së negociatave për Kosovën.

Në takim u bisedua për reformat në kuadër të Agjendës së Reformave dhe zhvillimet në vend. Kryenegociatori Zulfaj u përqëndrua tek rëndësia e koordinimit sa më të mirë gjatë presidencës së Irlandës në drejtim të avancimit të statusit kandidat.

Në këtë drejtim, Kryenegociatori Zulfaj nënvizoi se motoja e Presidencës irlandeze, “Në unitet, forcë”, pasqyron pikërisht atë që nevojitet sot për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën, pra unitet i të gjithë anëtarëve të BE-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors