Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi sot një drekë pune me Ministrin e Deleguar të Francës për Çështje Evropiane, Benjamin Haddad

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi sot një drekë pune me Ministrin e Deleguar të Francës për Çështje Evropiane, Benjamin Haddad, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë.

Kryenegociatori përshëndeti nënshkrimin e pesë marrëveshjeve të reja bilaterale, të cilat forcojnë më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në takim u diskutua për procesin e zgjerimit, reformat dhe çështjet rajonale. Z. Zulfaj falënderoi Ministrin Haddad për mbështetjen në procesin e zgjerimit dhe shtroi nevojën që Kosova të avancojë drejt statusit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.

Procesi i anëtarësimit është proces reformues që përmirëson të gjitha fushat e jetës: fuqizon demokracinë, përmirëson sundimin e ligjit, mbron ambientin, zhvillon ekonominë dhe rrit sigurinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors