Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, takoi sot ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, znj. Åsa Pehrson, të cilës i uroi suksese në detyrën e saj të re

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, takoi sot ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, znj. Åsa Pehrson, të cilës i uroi suksese në detyrën e saj të re.

Suedia ka qenë pranë Kosovës në periudha vendimtare të historisë së saj, nga rindërtimi pas luftës dhe forcimi i institucioneve demokratike deri te mbështetja e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Z. Zulfaj vlerësoi kontributin konkret të Suedisë si një ndër pesë donatorët më të mëdhenj të Kosovës.

Takimi vijoi diskutimet e zhvilluara gjatë vizitës zyrtare të z. Zulfaj në Stokholm në muajin qershor, ku ai bisedoi me përfaqësues të institucioneve suedeze për mbështetjen e reformave dhe për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE.

Me ambasadoren Pehrson, Kryenegociatori Zulfaj diskutoi për përparimin e Kosovës në zbatimin e reformave, prioritetet në procesin e anëtarësimit në BE dhe rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Suedisë në këtë proces.

Z. Zulfaj e falënderoi ambasadoren Pehrson për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të thellohet më tej në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors