U mbajt takimi i nivelit të lartë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të misionit monitorues të DG ENEST për projektet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)

U mbajt takimi i nivelit të lartë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të misionit monitorues të DG ENEST për projektet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me pjesëmarrjen e ministres së Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, ministrit të Infrastrukturës, z. Dimal Basha, ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, znj. Fitore Pacolli, si dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, z. Hysni Mehani, nga Qeveria e Kosovës, dhe të delegacionit të BE-së, të kryesuar nga znj. Enrica Chiozza, Zëvendësudhëheqëse e Njësisë B1 në DG ENEST, dhe z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë.

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, hapi takimin, në të cilin u shqyrtua progresi në zbatimin e projekteve në kuadër të WBIF. U diskutuan sfidat e hasura dhe hapat e mëtejmë për përshpejtimin e zbatimit të tyre. Z. Zulfaj theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, si dhe me partnerët, në formatet e diskutimit të përbashkët të krijuara në kuadër të Instrumentit të Refomrave dhe Rritjes (RGF) dhe në formate të tjera, për zbatimin e suksesshëm të projekteve.

Ministrat folën për ecurinë e projekteve duke theksuar rolin e pronësisë në proces dhe të koordinimit për planifikim më të mirë dhe për të evituar vonesat që shkaktohen pergjate implementimit.

Zyra e Kryenegociatorit do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në lehtësimin e këtij koordinimi, me synim adresimin e pengesave të identifikuara dhe shfrytëzimin sa më efektiv të fondeve të Bashkimit Evropian në dobi të zhvillimit të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors