Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Agjendën e Reformave, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi një takim të përbashkët me Drejtoreshën e Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia si dhe me përfaqësueset e UN Women në Kosovë, znj. Vlora Tuzi-Nushi dhe znj. Rozafa Kelmendi

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Agjendën e Reformave, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi një takim të përbashkët me Drejtoreshën e Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia si dhe me përfaqësueset e UN Women në Kosovë, znj. Vlora Tuzi-Nushi dhe znj. Rozafa Kelmendi, për të diskutuar lidhur me avancimin e barazisë gjinore në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Agjendës së Reformave.

Znj. Tuzi-Nushi vlerësoi progresin e Kosovës në kuadër të projektit rajonal Gender Equality Facility (GEF), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UN Women në Kosovë, duke e veçuar nga vendet e tjera si shteti i vetëm në rajon që tashmë ka zhvilluar indikatorë gjinorë në kuadër të reformave.

Znj. Gusia nënvizoi rëndësinë që këta indikatorë të reflektohen në mënyrë të qëndrueshme në raportimin institucional dhe mekanizmat monitorues të ministrive dhe institucioneve përgjegjëse.

Kryenegociatori Zulfaj rikonfirmoi përkushtimin institucional për bashkëpunim dhe koordinim në zbatim të Agjendës së Reformave duke theksuar se Zyra e Kryeministrit është e përkushtuar në avancimin e barazisë gjinore në kuadër të reformave dhe integrimit evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors