Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Sh.T. Jonas Westerlund

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Sh.T. Jonas Westerlund.

Ambasadori Westerlund e uroi z. Zulfaj për përgjegjësinë e re, duke ritheksuar mbështetjen e Suedisë për proceset reformuese dhe integrimin evropian të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, avancimin e reformave në kuadër të Agjendës Evropiane, si dhe rëndësinë e partneriteteve të bazuara në vlera të përbashkëta demokratike.

z. Zulfaj theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë mbështeten mbi vizionin e përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe rrugëtimit evropian të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors