Takimi me Ambasadorin Malaj vjen pas takimit të frytshëm të Kryenegociatorit Zulfaj në Tiranë me Kryenegociatoren dhe ministren e shtetit znj. Majlinda Dhuka në fillim të javës, ku u bisedua për hapat që Kosova mund të ndërmarrë dhe ndihmën që Shqipëria mund të ofrojë.
Kryenegociatori Zulfaj falënderoj Ambasadorin Malaj për vizitën dhe theksoi se prioritet i mandatit të tij është sigurimi i statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ambasadori Malaj uroi z. Zulfaj për detyrën e re dhe ofroi bashkëpunimin dhe ndihmën e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Na gëzon përparimi dhe avancimi i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian tha z. Zulfaj duke vlerësuar lartë takimin në Tiranë dhe gatishmërinë e Kryenegociatores Dhuka për të ndarë përvojën Shqipërisë me Kosovën.




