Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj, priti sot Ambasadorin e Hungarisë, László István Dux

Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj, priti sot Ambasadorin e Hungarisë, László István Dux.

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, në një takim të fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe agjendën e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Z. Zulfaj e uroi Ambasadorin Dux për zgjedhjet e mbajtura të dielën në Hungari dhe vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve si tregues i rëndësishëm për mbështetjen ndaj vlerave evropiane. Ambasadori Dux e uroi z. Zulfaj për pozitën e re dhe shprehu mbështetjen për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE.

Z. Zulfaj u fokusua në zyrtarizimin e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, një proces që duhet të udhëhiqet nga meritat dhe në kushtet dhe mundësitë e barabarta për avancim në proces.

Në takim u bisedua edhe për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors