Strukturat për IE në institucionet e linjës
Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave / pikat e kontaktit për integrim evropian në institucionet e linjës
Me qëllim të koordinimit të procesit të integrimit evropian në nivel të institucioneve të linjës, në këto institucione funksionojnë Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (DIEKP), përkatësisht pikat e kontaktit për integrim evropian.
Meqë institucionet e linjës janë përgjegjëse për zbatimin e reformave për integrim në BE brendapërbrenda fushëveprimit të mandatit ligjor të tyre, DIEKP-të / pikat e kontaktit për integrim evropian ushtrojnë funksionet e koordinimit të shtyllave të integrimit evropian në fushat përkatëse të politikave. Përveç procesit të integrimit evropian, ato gjithashtu koordinojnë brenda institucioneve të tyre planifikimin dhe monitorimin e politikave të Qeverisë, përfshirë lidhur me planin e punës së saj dhe bashkëpunimin për zhvillim. DIEKP-të funksionojnë në shumicën dërrmuese të ministrive, e në disa prej ministrive funksionet e tyre janë bashkuar me funksione të ngjashme në departamente me fushëveprim më të gjerë.
Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë themeluar përmes Rregullores së Qeverisë nr. 01/2011 për Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të Ministrive, të miratuar më 18 mars 2011.
Në kontekst të procesit të integrimit evropian, Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë njësi organizative të ministrive të cilat janë përgjegjëse për koordinimin e këtij procesi brenda fushëveprimit të mandatit të tyre. Në kuadër të fushëveprimit të ministrisë përkatëse, secili DIEKP e ushtron këtë funksion përmes:
- Sigurimit të pajtueshmërisë së politikave, strategjive dhe planeve të ministrisë me standardet e BE-së;
- Koordinimit të punës brenda fushëveprimit të ministrisë në hartimin e dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE;
- Monitorimit të zbatimit të reformave të parapara me dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE që janë nën përgjegjësinë e ministrisë; dhe
- Koordinimit të punës brenda fushëveprimit të ministrisë lidhur me dialogun e reformave me BE-në përmes strukturave të përbashkëta institucionale përkatëse dhe monitorimit të zbatimit të reformave të dakorduara përmes tyre;
- Koordinimit të punës brenda fushëveprimit të ministrisë lidhur me strukturat koordinuese ndër-institucionale kombëtare për integrim evropian.
DIEKP gjithashtu është përgjegjës për koordinimin e ndihmës zhvillimore nga BE dhe partnerët e tjerë zhvillimorë dypalësh dhe shumëpalësh në kuadër të fushëveprimit të ministrisë, në harmoni me kornizën dhe prioritetet e integrimit në BE.
Përveç këtyre, DIEKP bashkëpunon me njësitë relevante të ministrisë për të siguruar ndërlidhjen e reformave të politikave me procesin e përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis relevante dhe komunikimin dhe informimin lidhur me procesin e integrimit evropian në kuadër të fushëveprimit të ministrisë.
Sa i përket organizimit të brendshëm, shumica e DIEKP-ve përbëhen nga dy divizione: divizioni për integrim evropian dhe ai për koordinim të politikave. Divizioni për integrim evropian është përgjegjës për komponentin e integrimit evropian.
Në anën tjetër, pikat e kontaktit për integrim evropian funksionojnë kryesisht në institucione të pavarura dhe institucione të tjera publike jashtë Qeverisë. Ngjashëm me DIEKP-të, ato i ushtrojnë funksionet e tyre përmes detyrave dhe përgjegjësive të përvijuara më sipër. Sa i përket organizimit të brendshëm, këto struktura janë kryesisht pjesë e njësive të institucionit që kanë funksione të ngjashme ose të krahasueshme.
Lista e DIEKP-ve / pikave të kontaktit për integrim evropian
Institucionet e Qeverisë:
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit| Departamenti për Integrim Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështje Ligjore
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Drejtësisë| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Ekonomisë| Departamenti i Integrimit Evropian dhe Koordinimit të Politikave
- Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë| Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria për Komunitete dhe Kthim| Departamenti për Planifikim të Politikave dhe Analiza
- Ministria e Mbrojtjes| Departamenti për Planifikim dhe Vlerësim
- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Punëve të Brendshme| Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës| Departamenti për Evropë, BE dhe Rajon
- Ministria e Shëndetësisë| Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
- Ministria e Zhvillimit Rajonal| Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
- Zyra e Kryeministrit| Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit
Institucionet e tjera:
- Autoriteti i Aviacionit Civil| Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Rregullimit Ekonomik
- Akademia e Drejtësisë| Departamenti i Programeve
- Agjencia për Informim dhe Privatësi| Departamenti për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
- Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë| Sektori për Planifikim
- Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës| Zyra për Informim
- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës| Departamenti i Mbikëqyrjes së Tregut
- Agjencia Kosovare për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore| Sektori për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore
- Agjencia për Parandalim të Korrupsionit| Departamenti për Luftimin e Korrupsionit
- Agjencia për Privatizim e Kosovës| Departamenti i Marketingut, Marrëdhënieve me Publikun dhe Investitorët
- Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare| Departamenti i Komunikimeve Elektronike
- Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave| Departamentit Ligjor / i Licencimit
- Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit| Njësia për Inspektim
- Agjencia e Statistikave të Kosovës| Departamenti për Politika, Planifikim dhe Koordinim
- Administrata Tatimore e Kosovës| Divizioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë| Drejtoria e Inspektoratit
- Banka Qendrore e Kosovës| Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë
- Dogana e Kosovës| Sektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrim Evropiane
- Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë| Sektori për Operacione
- Gjykata Kushtetuese| Zyra për Komunikim dhe Informim
- Institucioni i Avokatit të Popullit| Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës| Zyra për Integrim Evropian
- Këshilli Prokurorial i Kosovës| Sekretariati
- Komisioni i Pavarur për Media| Departamenti i Monitorimit dhe Analizës
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve| Sekretariati
- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik| Departamenti i Monitorimit
- Kuvendi i Republikës së Kosovës| Njësia për Koordinim të Integrimit Evropian
- Organi Shqyrtues i Prokurimit| Sekretariati
- Zyra Kombëtare e Auditimit| Departamenti për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
- Zyra e Rregullatorit për Energji| Drejtori Menaxhues