Me 1 mars 2013, Qeveria e Kosovës, dorëzoj raportin mbi zbatimin e prioriteteve afatshkurta të Studimit të Fizibilitetit për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi. Raporti konfirmoj se të gjitha kriteret afatshkurta për fillimin e negociatave për MSA janë përmbushur. Pritet që Këshilli i BE-së të merr vendim për nisjen e negociatave në qershor 2013.
Në tetor të vitit 2012, Komisioni Evropian ka publikuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Studimi konfirmoi se Kosova “…është kryesisht e gatshme për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.”
Njëkohësisht, Komisioni Evropian identifikoj 4 kritere afatshkurta që duhet plotësuar për të filluar negociatat për MSA: sundimi i ligjit, administrata publike, mbrojtja e minoriteteve dhe tregtia. Poashtu, studimi konfirmoj që Kosova duhet të vazhdojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Më 12 Dhjetor 2012, Këshilli i BE-së për Çështje të Përgjithshme ka marr parasysh Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës dhe iniciativen e Komisionit për të propozuar direktiven negociuese për MSA-në, pasi që Kosova të ketë përmbushur prioritetet afatshkurtra, të cilat janë identifikuar në Studimin e Fizibilitetit.
Këshilli arriti në përfundim që do të vendosë të hapë negociatat për një MSA me Kosovën, në bazë të një raporti të paraqitur nga ana e Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë/Zëvendës Presidentes në vjeshtë të vitit 2013. Këshilli do të vlerësojë raportin gjatë presidencës së ardhshme të BE-së. Nese vlerësimi do të jetë pozitiv, Këshilli do të miratojë direktiven negociuese.
Në këtë kontekst, që nga tetori i vitit të kaluar, nën koordinimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, të gjitha institucionet e Kosovës kanë punuar intenzivisht në përmbushjen e 4 kritereve afatshkurta për fillimin e negociimit të MSA-së.
Me 1 mars 2013, Ministrja e Integrimit Evropian, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka dorëzuar raportin përfundimtar mbi përmbushjen e kritereve. Raporti në menyrë detaje shpjegon përmbushjen e 4 kritereve afatshkurta.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/permbushen-kriteret-afat-shkurta-per-marreveshjen-stabilizim-asociimi/ […]