Integrimi Evropian

Në sheshin “Nëna Terezë”, filloi fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave

14 Gusht, 2018

Sot, në Sheshin “Nëna Terezë”, janë shpërndarë fletë informuese lidhur me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa nga përgjigjet lidhur me liberalizimin e vizave, proces që pritet të ndodhë në fund të vitit.

Lidhur me këtë fushatë, në rrjetin social, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka shkruar se “Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë…”

Ja postimi i plotë i saj:

“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin “Nëna Terezë”, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave.

Pra, filloi fushata për liberalizimin e vizave. Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë.

Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë…”

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *