Prishtinë, 30 janar 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu.
Gjatë takimit, ministri Çollaku ka biseduar me ambasadorin norvegjez për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për avancimin e fuqishëm të proceseve integruese evropiane.
Ministri Çollaku ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që Norvegjia ka dhënë dhe po jep për Kosovën. Ministri Çollaku poashtu theksoi vullnetin e Qeverisë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
Lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që ndodhën ditë më parë, ministri Çollaku dhe ambasadori Braathu u pajtuan se duhet të respektohet e drejta për protesta mirëpo ato duhet të jenë patjetër paqësore.
Ambasadori Braathu, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të Norvegjisë për Kosovën për proceset integruese të Kosovës, si dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Norvegjia është një ndër shtetet donatore më të mëdha në Kosovë dhe përkundër faktit se nuk është anëtare e BE-së, e mbështet fuqishëm përspektivën euro-atlantike për Kosovën.
Last modified: 12 Gusht, 2022