Mitrovicë, 6 nëntor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, së bashku me komisionerin Johannes Hahn, kanë inauguruar sot Fabrikën për trajtimin e ujit në Shipol të Mitrovicës.
Ky projekt i cili është financuar nga Bashkimi Evropian në shumën prej 10 milion eurosh sipas ministrit Çollaku, është i një rëndësie të veçantë pasi që prej tij përfitojnë direkt rreth 250 mijë banorë të regjionit të Mitrovicës.
“Kosova dhe qytetarët tanë i janë mirënjohës taksapaguesve evropian, Komisionit Evropian për ndihmën e dhënë gjatë tërë këtyre viteve. Kjo që pamë sot, kjo fabrikë moderne e standardeve evropiane është një dëshmi e gjallë e kapacitetit transformues të BE-së, jo vetëm në aspektin e demokracisë dhe përhapjes së vlerave evropiane por edhe në aspektin konkret të zhvillimit të një vendi siç është Kosova”, ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.
Last modified: 11 Gusht, 2022