Varshavë, 30 Maj 2019 -Në Konferencën Rajonale e cila është mbajtur në Varshavë të Polonisë, me temën “Ballkani Perëndimor: Infrastruktura dhe Energjia nga Perspektiva Gjeopolitike”, ku pjesëmarrës ishin vendet të Ballkanit perëndimor (Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), u diskutua mbi proceset e integrimit në BE tek këto vende.
Në fjalimin hyrës, Presidenti i Institutit të Varshavës, Krzysztof Kamiński, përmendi temat kryesore të diskutimit gjersa theksoi rëndësinë e debatit për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Kosova në këtë Konferencë është përfaqësuar nga Drejtoresha e Departamentit të Politikave Sektoriale në Ministrinë e Integrimit Evropian, Vjosa Beqaj, e cila theksoi prioritetet e qeverisë së Kosovës në vendosjen e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë, duke përdorur burimet konvencionale dhe të ripërtëritshme.
Gjithashtu njoftoi se qeveria është duke shqyrtuar fillimin e lidhjeve të gazit pasi që vendit i mungon një infrastrukturë e tillë. Sa i përket bashkëpunimit rajonal për energji, znj. Beqaj u përqendrua në nevojën për të rritur bashkëpunimin lokal me kusht që vendet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë legjislacionin dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Agjendës së Konektivitetit të BE-së. Siç tha ajo, “sfidat në integrimin, veçanërisht të tregjeve të energjisë, janë krijuar për shkak të disa arsyeve politike dhe duhet të trajtohen siç duhet nga vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë.”
Në fjalimin e tij, zëvendës ministri i jashtëm i Republikës së Polonisë për Samitin e Ballkanit Perëndimor, shkëlqesia e tij, Szymon Szynkoëski vel Sęk, tha se zhvillimi i sektorëve të infrastrukturës dhe energjisë në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të veçantë për procesin e integrimit Evropian. Ai theksoi se Polonia është plotësisht në dijeni për rëndësinë e lidhjeve dhe rrjeteve infrastrukturore pasi që ka tejkaluar sfida të ngjashme të zhvillimit.
Nga ana tjetër, Koordinatori i Programit për Energji dhe Ndryshime Klimatike i Qendrës për Ekologji dhe Energji, Denis Žiško (Bosnje dhe Herzegovinë) ka argumentuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohen në zhvillimin e sektorit të energjisë së ripërtëritshme dhe vetë-prodhuese (prosumer), duke thënë se është jetësore të lansohen procese të dekarbonizimit në mënyrë që në masë të madhe të reduktohen emetimet e dëmshme të dioksidit të karbonit (CO2).
Në përmbyllje të kësaj konference u përmendën tri fusha thelbësore të sfidave në lidhje me energjinë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat ishin mbështetja e madhe e tyre në qymyr, bashkëpunimi ndërmjet rregullatorëve të posaçëm të energjisë dhe lejimi i koordinimit koherent të lidhjes së energjisë që duhet të menaxhohet nga operatorët e rrjetit.
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] There you will find 37243 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-pjesemarrese-ne-konferencen-ballkani-perendimor-infrastruktura-dhe-energjia-nga-perspektiva-gjeopolitike/ […]