Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF) mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe anëtarësimin në BE në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) përmes ofrimit të fondeve dhe asistencës teknike për investimet strategjike. Është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare (IFN), donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.
WBIF është platformë e fondeve e krijuar për financimin e përgatitjes dhe zbatimit të projekteve prioritare të infrastrukturës përmes granteve nga IPA dhe donatorët dypalësh të kombinuara me kredi nga institucionet financiare pjesëmarrëse dhe me financime kombëtare nga vendet përfituese. Me anë të kësaj platforme ofrohet financim dhe asistencë teknike për investimet strategjike në energji, mjedis, sektorin social, transport dhe infrastrukturë digjitale. Gjithashtu mbështet nismat e zhvillimit të sektorit privat.
Aplikimet vlerësohen nga Grupi i Financuesve të Projekteve të WBIF, i cili rekomandon aplikimet e përzgjedhura për miratim në Komitetin Drejtues. Grantet e miratuara më pas zbatohen nga ekipet e zbatimit të projekteve të infrastrukturës dhe/ose vetë IFN-të.
Më 8 nëntor 2023 Komisioni Evropian miratoi Planin e Rritjes me 4 shtylla:
Për të mbështetur këtë proces, u themelua instrumenti i ri financiar, i quajtur Instrumenti i Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027. Fondet e ofruara nga ky instrument në tërësinë e tyre kapin vlerën prej 6 miliardë euro, nga të cilat 2/3-at janë në formë huaje dhe 1/3 në formë granti. Këto fonde kushtëzohen me parakushtet e përgjithshme dhe me realizimin e reformave të dakorduara me BE-në kuadër të dokumentit të quajtur Agjenda e Reformave. Kosova pritet të përfitojë 882 milionë, nga të cilat 410 milionë euro do të ofrohen për buxhetin e vendit, ndërsa pjesa tjetër do të realizohet në kuadër të instrumentit ekzistues WBIF, ku do të ofrohen 218 milionë në formë huaje dhe 253 milionë në formë grantesh. Pasi të realizohen caqet e dakorduara, vendet përfituese aplikojnë për projekte infrastrukturore te WBIF për pjesën e fondeve të përfituar nga instrumenti i ri, por pa hyrë në konkurrencë me vendet e tjera për këto fonde.
Me miratimin e instrumentit të ri, WBIF do të ndryshojë formatin e financimit për vendet e rajonit, me ç’rast Kosova dhe vendet e tjera mund të aplikojnë për financim për të realizuar investime infrastrukturore brenda këtyre sektorëve:
WBIF do të vazhdojë të ketë edhe fondet e tjera në dispozicion, burimi i të cilave është Instrumenti i Para-anëtarësimit, përkatësisht pjesa rajonale e IPA si dhe kontributet e donatorëve të tjerë, sikurse ka qenë deri më tani, për të cilat do të ketë konkurrencë mes vendeve. Këto fonde do të ofrohen si në vijim:
∙ për të realizuar investime infrastrukturore në sektorin e mjedisit, do të ofrohen grante investuese; dhe
∙ për të përgatitur investimet infrastrukturore për të gjithë sektorët (mjedis, transport, energji, kapital njerëzor dhe infrastrukturë digjitale) do të ofrohen grante të asistencës teknike.
Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”
2025 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Integrimi Evropian