Bashkëpunimi për zhvillim
Zyra e Kryeministrit ka për mandat udhëheqjen, bashkërendimin dhe programimin e ndihmës financiare të BE-së për institucionet e Republikës së Kosovës, koordinimin e donatorëve dhe lidhjen e marrëveshjeve financiare në fushat e ndihmës financiare të BE-së në kuadër të procesit të para-anëtarësimit dhe bashkëpunimit për zhvillim, në funksion të agjendës zhvillimore të vendit.
Në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është themeluar Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim (ZBZH) e cila ka për mision të koordinojë proceset e planifikimit, programimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimit të ndihmës së BE-së dhe donatorëve të tjerë për Republikën e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe procesit të para-anëtarësimit në BE, duke përkrahur zbatimin e politikave të dakorduara të vendit me BE-në dhe donatorët e tjerë.