Bashkëpunimi me Japoninë
Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) është agjenci qeveritare përgjegjëse për zbatimin e Asistencës Zyrtare për Zhvillim (Official Development Assistance) nëpërmjet bashkëpunimit teknik, granteve dhe kredive, dhe synon të kontribuojë në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe zhvillimin e shëndoshë të ekonomisë japoneze dhe globale duke mbështetur zhvillimin socio-ekonomik, rimëkëmbjen ose stabilitetin ekonomik të rajoneve në zhvillim.
Bashkëpunimi me Suedinë
Objektivi i përgjithshëm i bashkëpunimit zhvillimor suedez me Kosovën është të lehtësojë integrimin në BE. Integrimi në BE është thelbësor për përpjekjet e Kosovës për demokraci, sundim të ligjit si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Bashkëpunimi zhvillimor suedez fokusohet në fushat e mëposhtme:
Integrimi i zgjeruar ekonomik me BE-në dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut,
Forcimi i demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe një shtet i zhvilluar nën sundimin e ligjit,
Një mjedis më i mirë, ndikim i zvogëluar klimatik dhe qëndrueshmëria më e lartë ndaj ndikimeve në mjedis dhe ndryshimeve klimatike.
Për më shumë: Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë për reformaBashkëpunimi me Luksemburgun
Kosova është përfituesi kryesor i ndihmës për bashkëpunimin për zhvillim të Luksemburgut në Ballkan. Në fillim të vitit 1999, fokusi fillestar i Luksemburgut ishte ndihma humanitare dhe rindërtimi, i cili më pas hapi rrugën për programet e bashkëpunimit zhvillimor nga viti 2001 e tutje.
Në vitin 2013 nënshkrua një marrëveshje e përgjithshme bashkëpunimi që përcakton kornizën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për periudhën 2013-2016, e cila u pasua nga marrëveshja e dytë e bashkëpunimit e nënshkruar në vitin 2016 që mbulonte periudhën 2017-2020 dhe e cila u vazhdua deri në vitin 2022. Ndërsa në vitin 2022 u nënshkrua marrëveshja e tretë me radhë. Fushat e bashkëpunimit me Luksemburgun përfshijnë:
Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP);
Shëndeti
Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse;
Fuqizimi i shoqërisë civile kosovare; dhe
Një shumë parash mund t’i dedikohet një sektori të ndryshëm nga ata të përshkruar më sipër.
Bashkëpunim të ngushtë rajonal, duke përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së;
Pajtimi dhe zbatimi i drejtësisë tranzicionale;
Zhvillimi socio-ekonomik nëpërmjet rritjes ekonomike dhe konkurrueshmërisë së shtuar, rritjes së kapaciteteve në fushën e mjedisit/klimës/energjisë dhe rritjes së përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve të margjinalizuara;
Qeverisja e mirë përmes mbështetjes për zhvillimin e sundimit të ligjit, reformën e sektorit të mbrojtjes, shoqërinë civile dhe mediat, minoritetet dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.