Austria mbështet fuqishëm agjendën integruese të Kosovës

Prishtinë, 27 shtator 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, në vazhdën e aktiviteteve për të fuqizuar përkrahjen e procesit integrues të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler.

Me z. Pfandler u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, zhvillimet rreth agjendës evropiane, avancimi dhe zbatimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane të Reformave, procesin e Liberalizimit të Vizave dhe programet e BE-së.

Njëkohësisht, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Pfandler për kontributin e Austrisë gjatë shtetndërtimit. Austria, theksoi Ministrja, është ndër njohëset e para të pavarësisë së Kosovës dhe, përkrahëse e vazhdueshme e proceseve integruese për Kosovën. Ajo theksoi vullnetin për të zgjëruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me interes të përbashkët.

Ambasadori Pfandler e rikonfirmoi përkrahjen e Austrisë për përspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon ajo.

Për këtë, Ambasadori potencoi se nëntë vite nga shpallja e pavarësisë së saj, në raport me rajonin, Kosova është në rrugë të mbarë të proceseve integruese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors