Diskutohen të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit në fushën e tregtisë, tatimeve, industrisë, mbrojtjes së konsumatorit.

Prishtinë, 22 tetor 2012 – Me ftesë të Ministrisë  së Tregtisë dhe Industrisë, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, jane mbajtur dy takime të Komisioneve Ekzekutive. Komisioni Ekzekutiv për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, si dhe Komisioni Ekzekutiv Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Shëndeti dhe Mbrojtja e Konsumatorit.

Në takim pjesëmarrës ishin zyrtarë të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Takimi u kryesua nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Eljana Naka dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, z. Demush Shasha.

Gjatë takimit përfaqësuesit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, znj. Radica Nusdorfer dhe znj. Emilia Gargallo Gonzales, bënë prezantimin e të gjeturave kryesore të Studimit të Fizibilitetit në kuadër të sektorëve të lartcekur.

Në mes tjerash, si çështje pozitive është nënvizuar ri-organizimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në veçanti sa i përket fuqizimit të Departamentit të Tregtisë i cili të jetë kyç për negociatat e Marrëveshjes Tregtare me BE-në.  Në të gjitha fusha është evidentuar ekzistimi i kornizës së mirë ligjore si psh. të Kodit Doganor dhe Ligjit të Prokurimit Publik.

Nga këndvështrimi i rekomandimeve që duhet të zbatohen gjatë periudhës në vijim në mes tjerash u diskutua finalizimi i ri-organizimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, themelimi i strukturave për fillimin e negocimit të  marrëveshjes tregtare me BE-në, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Konkurrencës dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve administrative.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors