Diskutohet koordinimi i donatoreve në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural

Prishtinë, 20 nëntor 2012. – U mbajt takimi i grupit punues sektorial për koordinimin e donatorëve në bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural.  Në takim morën pjesë donatorët të cilën përkrahin këtë sektor si dhe zyrtarët nga MBPZHR.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i planeve të ardhshme të MBPZHR-së dhe AUVK-së (Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë) si dhe projekteve që kërkojnë financim nga ana e donatorëve. U prezantua gjithashtu test regjistrimi i bujqësisë proces ky që është duke u zhvilluar në bashkëpunim me ESK-në. Gjithashtu u prezantua dhe u diskutua për gjendjen e zbatimit të PZHRB-së (plani për zhvillim rural dhe bujqësi)

Donatorët prezantuan aktivitetet e tyre të reja, gjegjësisht projektet që do të fillojnë në vitin 2013 dhe u zotuan se do të vazhdojnë me përkrahjen e tyre në bashkëpunim të ngushtë me institucionet.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për përparësitë dhe dobësitë e deritanishme të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Në këtë aspekt, donatorët kërkuan që të vazhdohet me mbajtjen e rregullt të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Ndërkaq, MBPZHR dhe MIE siguruan donatorët që mekanizmi për koordinimin e donatorëve do të respektohet nga të gjithë dhe do të përmirësohen dobësitë kudo që janë  hasur.

Prej datës 19 nëntor ka filluar raundi i dytë i mbajtjes së grupeve punuese sektoriale, për vitin 2012, ku këto takime kanë për qëllim që të informojnë komunitetin e donatorëve për zhvillimet që kanë ndodhë në secilin sektor gjatë vitit 2012 si dhe shpalosjen e prioriteteve që kërkojnë përkrahjen e donatorëve, për vitin 2013 e tutje.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors