Prishtinë – 5 mars 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim delegacionin nga Kroacia të udhëhequr nga Z. Željko Jovanović, Ministrër i Shkencës, Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Kroacisë. Delegacioni ishte në përbërje të; Z. Zoran Vodopija, Ambasador i Republikës së Kroacisë në Kosovë, Znj. Ružica Beljo Lučić, Zëvendës Ministre për Arsim të Lartë, Znj. Ankica Nježić, Zëvendës Ministre për Arsim, Z. Staša Skenžić, Shef i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme për Shkencë dhe Teknologji si dhe Z. Mladen Glavina, Sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Kroacisë.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, avansimi me agjendën Evropiane si dhe dialogu me Serbinë, posaqërisht implementimi i marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, Ministrja Çitaku ka potencuar se pritet përkrahje më e madhe nga Bashkimi Evropian për implementimin e këtyre marrëveshjeve.
Ministrja Çitakue ngriti çështjen e vizave për shtetasit e Kosovës duke theksuar se vazhdimi i regjimit aktual sipas të cilit shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë në territorin e Kroacisë me vizë shengeni do të ishte shumë i rëndësishëm dhe i favorshëm për të dyja palët.
Me këtë rast Ministrja Çitaku i falënderoi anëtarët e delegacionit për vizitën në Kosovë dhe shtoi se Kroacia ka qenë dhe mbete aleat i Kosovës. Si dhe, popujt e dy shteteve tona kanë miqësi dhe respekt të ndërsjellë për njëri tjetrin. Miqësi kjo e natyrshme jo vetëm për shkak të së kaluarës sonë të përbashkët të luftës për liri, por edhe për shkak të vizionit tonë të përbashkët të përqafimit të vlerave Evropiane.
Kjo marrëdhënie shpjegon edhe nivelin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve tona mike në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Në emër të delegacionit Ministri Jovanović tha se “është e rëndësishme për Kroacinë që institucionet e Kosovës të sigurojnë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e sajë që në këtë proces do ta keni përkrahjen e plotë të vendit tonë. Ne përkrahim rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian dhe do të ju qëndrojmë pran si miq të hapur dhe të sinqertë”.
Sa i përket regjimit të vizave Minsitri Jovanović potencoi se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy shteteve që do të orfoj lehtësira për Kosovarët të cilët posedojnë viza shengen.
Gjithashtu, delegacioni Kroat përgëzoi Ministren Çitaku dhe Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e institucioneve stabile, ndërtimin e urave të paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet kombeve sepse kjo është rruga që Kroacia do ta përkrahë.
Ministrja Çitaku potencoi se në pesë vjetët e pavarësisë, Kosova ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret afatshkurtra nga Studimi i Fizibilitetit dhe po vazhdojmë punën për të arritur Marrëveshjen për Stabilizim dhe Associim me BE-në.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve dhe standardeve për tu integruar sa më shpejtë në familjen Evropiane.
Poashtu, Ministrja Çitaku tha se lëvizja e lirë pa viza është çështje e një dimensioni njerëzor dhe Kosovarët duhet të gëzojnë një trajtim të drejtë dhe të barabart me fqinjët e tyre.