Sllovenia vazhdon ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian

Prishtinë, 20 qershor. 2013 – Zëvendës Ministri Kasapolli priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së punëve të jashtme të Sllovenisë z.Tadej Rupel  dhe Ambasadorin e  Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Help.

 

Zëvendës Ministri Kasapolli vlerësoj lartë përkrahjen që po jep Sllovenia për Kosovën në procesin e Integrimit evropian, zhvillimin ekonomik e vendit dhe procesin e Liberalizimit të Vizave, me theks të veqant në mbështetjen e vazhdueshme dhe  rëndësinë e eksperiencës sllovene në procesin e Stabilizim Asociimit.

 

Gjithashtu temë diskutimi ishte forcimi i pozicionit rajonal dhe ndërkombtar të Kosovës ku edhe u vlerësua përkrahja e Republikës së Sllovenisë në proceset e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

z. Rupel e çmoj shumë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe siguroj Zëvendës Ministrin se edhe më tej Sllovenia do të vazhdoj përkrahjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, gjithashtu  përmendi edhe rëndësinë e implementimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors