Ministrja Çitaku udhëton për në Beograd

Prishtinë, 20 qershor 2013 – Ministrja Çitaku sot udhëtoi për në Beograd ku do të merr pjesë në seminarin “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë’ të organizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike” në Beograd/Serbi.

Vizita është bërë e mundur me ndërmjetësimin e zyreve të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd dhe kjo njëherit është vizita e parë zyrtare e një Ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Beograd.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors