Ministrja Çitaku ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë Z.Jan Cliff.

Prishtinë. 13 mars, 2014 – Gjatë takimit ministrja  Çitaku ka theksuar progresin e gjithëanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, fuqizimin  e shtetësisë, subjektivitetin ndërkombëtar dhe avancimin në proceset e integrimit evropian.Në takim poashtu  është biseduar per perfundimin e negociatave per marreveshjen e stabilizim asociimit edhe për hapat e mëtutjeshmëm drejtë përmbylljes së sukseshme të procesit të liberalizimit të vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avansim drejtë integrimit evropain.

Ministrja Çitaku kërkoi vazhdimin e mbështëtjes së Mbretërisë së Bashkuar në procet integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës, Çitaku po ashtu ka marrë konfirmimin për mbështetjen britanike në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, gjithashtu u diskutu edhe per  viziten e Ekspertëve të Misionit Vlerësues, të cilët  gjatë kësaj jave po qëndrojnë në Kosovë, për të parë nga afër  se sa janë plotësuar  kushtet që dalin nga Udhërrëfyesi për  Liberalizimin  e Vizave për  Kosovën.
Gjatë takimit  është biseduar edhe për  marredhëniet bilaterale të dy  shteteve si dhe fuqizimin e investimeve britanike në Kosovë.

Nga ana e tijë Ambasadori Cliff, deklaroi se: “Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e sajë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, dhe se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të fuqizohen edhe më tutje”

Në fund Ministrja Çitaku e falënderoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme,që po i bëhet Republikës së  Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors