Ministrja Çitaku Falenderon Ambasadorin e Zyrës Ndërlidhëse Greke, Dimitris Moschopoulos

Prishtinë, 27 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku , priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Zyrës Ndërlidhëse Greke Dimitris Moschopoulos

Gjatë takimit, ministrja Çikatku  vlerësoi lartë kontributin e ambasadorit Moschopoulos gjatë misionit në Kosovë.

Ministrja Çitaku  tha se ambasadori i zyrës ndërlidhëse  ka qenë një mbështetës  i Kosovës, duke e falënderuar për angazhimin dhe për mbështetjen që i ka dhanë Kosovës gjatë  misionit të tij diplomatik në Kosovë, përfshirë edhe mbështetjen e dhënë  në krijimin  e kushteve më të mira për bashkpunimin rajonal  dhe konsolidim të marrëdhënjeve bilaterale.

Ambasadori i Zyrës Ndërlidhëse Greke  Dimitris Moschopoulos , ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe për gjithë popullin e Kosovës për pritjen që i kanë bërë gjatë misionit të tij në Kosovë.

Dua të falënderoj ministren  e Integrimit Evropian znj.Vlora Çitaku, për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pas në këto vite, të cilat kanë qenë shumë intensive dhe shumë dinamike” tha ambasadori Moschopoulos.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors