Kosova dhe Shqipëria konfirmojnë bashkepunimin në fushën e integrimit Evropian

1 tetor 2014 Tiranë – Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, u.d. Ministri i Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli takoi znj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian të Qeverisë së Republikës Shqipërisë.

Dy ministrat bashkëbiseduan rreth zhvillimeve të pergjithshme politike. Ministri Kasapolli njoftoi Ministren Gjosha për zhvillimet e fundit sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe procesit të Liberalizimit të Vizave.

Ndërsa, nga ana tjetër Ministrja Gjosha informoi Ministrin Kasapolli për hapat e fundit që Qeveria e Shqipërise është duke i ndërmarrë pas marrjes së statusit të kandidatit.

Dy ministrat vlerësuan lartë bashkepunimin e dy qeverive dhe dy ministrive respektive në fushën e integrimit Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors