Prishtinë, 12 dhjetor 2014 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku priti në takim Lars Adaktusson Deputet në Parlamentin Evropian nga radhët e Partisë Popullore Evropiane. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet kryesore në agjenden evropiane dhe hapat e ardhshëm që na presin pas konstituimit të Instutucioneve të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim ministri Çollaku foli për rrjedhën e procesit të liberalizimit të vizave, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), u diskutua edhe për trajtimin e dukurisë së migrimit të parregullt, tema këto të cilat i kontribuojnë integrimit sa më të shpejtë të vendit në familjen evropiane.
Nga ana e tij Lars Adaktusson, uroi ministrin e ri Çollaku për detyrën e Ministrit të Integrimit Evropian,duke premtuar bashkëpunim, në mënyrë që të përmbushet agjenda evropiane e Kosovës.