Austria mbështet rrugën Evropiane të Kosovës

Prishtinë 14, janar. 2015 – Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku në vazhdën  e aktiviteteve për të fuqizuar përkrahjen për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar  sot një takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Johann Briger.

Me Ambasadorin Briger, Ministri Çollaku ka diskutuar për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kontekst procesit të integrimit Evropian, ku është theksuar nga ana e Ministrit rëndësia e nënshkrimit sa më shpejt të Marrëveshjes  së Stabilizim Asocimit midis Republikës së Kosovës dhe BE-së, si dhe  finalizimin i procesit të liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Austrinë në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian. Ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Johann Briger i konfirmoi Ministrit përkrahjen e fuqishme të Austrisë  për perspektiven evropiane të Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors