Ministri Çollaku: Çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Prishtinë, 18 shtator 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, priti sot në takim delegacionin e senatorëve italianë, të kryesuar nga z. Vannino Chiti, kryetar i Komisionit për Politika të BE-së në Senatin e Italisë.

Ministri Çollaku, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz me nënshkrimin e MSA-së dhe rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit Ministri Çollaku, ka nënvizuar se çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Kurse kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, z. Vannino Chiti ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për rrugën integruese të Kosovës në BE e në veçanti për dy prioritetet kryesore të agjendës evropiane që lidhen me liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Ne këtë drejtim Senatori Chiti ka përgëzuar Ministrin Çollaku dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për vendimet e fundit të guximshme dhe përgjegjshme, të cilat padyshim se forcojnë sovranitetin dhe perspektiven evropiane të vendit.

Po ashtu bashkëbiseduesit u dakorduan për nevojën e intensifikimit të komunikimit me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve direkte, bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimit ekonomik në përgjithësi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors