Nju Jork, 28 shtator 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, pjesë e delegacionit të Kosovës në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është takuar sot me presidentin e Këshillit Evropian, z. Donald Tusk.
Me Presidentin Tusk, kanë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Kosovës, reformat e vështira që Kosova ka ndërmarrë këtë vit dhe përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore.
Delegacioni kosovarë gjithashtu zhvilloi takim edhe me Kryeministrin e Luksemburgut, z. Xavier Bettel.
Në të dyja takimet pranuan mbështetje për agjendën evropiane të Kosovës.
