Delegacioni i Kosovës takohet me Mogherinin në Nju Jork

Nju Jork, 29 shtator 2015 – Delegacioni kosovar në Nju Jork, pjesë e së cilit është ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku,  ka vazhduar me takime zyrtare edhe gjatë ditës së sotme, ku është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, znj. Federica Mogherini.

Duke u bazuar në rezultatet në procesin e bashkëpunimit rajonal si dhe reformat e brendshme, dhe përgjithësisht përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të integrimit evropian, me të diskutuan për nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane, përmes hapave konkret që do të krijojnë marrëdhënie kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës, si dhe mundësimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në BE pa viza.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors