Ministri Çollaku do të takohet me ministren e Jashtme të Estonisë, Marina Kaljurand

Prishtinë, 7 tetor 2015 – Në vazhdën e intensifikimit të komunikimit me shtetet anëtare të BE-së, ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, udhëton sot për në Estoni, ku do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme të këtij shteti, znj. Marina Kaljurand.

Me ministren Kaljurand, do të bisedoj për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), anëtarësimin në UNESCO  si dhe bashkëpunimin bilateral mes të dyja vendeve.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors