Ministri Çollaku takon ambasadorin Ernst Reichel nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë

Prishtinë, 12 tetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, takoi sot ambasadorin Ernst Reichel, përgjegjës për rajonin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Temë kyçe e takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend me fokus në agjendën evropiane të Kosovës.
Gjatë takimit, ministri Çollaku ka potencuar faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe se me të drejtë pret nga BE-ja që të lëviz para me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ambasadori Reichel, ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit gjerman ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ka përgëzuar ministrin Çollaku për vendimet e fundit të institucioneve të Kosovës të cilat përbëjnë një hap të rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors