Ministri Çollaku pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, O’Connell

Prishtinë, 13 tetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Ruairi O’Connell.

Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Ministri Çollaku dhe ambasadori O’Connell,  janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.

Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore.

Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors