KOSOVA NËNSHKRUAN MSA-në ME 27 TETOR

Prishtinë, 21 Tetor 2015

Ministri për Integrim Evropian z. Bekim Çollaku, njëherësh  kryenegociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për gatishmërinë e Kosovës për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Procedurat e brendshme nga palët janë në përfundim e sipër dhe nënshkrimi do të ndodh javën e ardhshme, me datë 27 Tetor 2015, në Strasburg.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim shënon pikë kthese në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Ky është moment historik për Kosovën sepse për herë të parë vendos marrëdhëniet kontraktuale  me Bashkimin Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors