Ministri Çollaku viziton Komunën e Skenderajt

Skenderaj, 24 dhjetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka vizituar sot Komunën e Skenderajt, ku është takuar me nënkryetarin e Komunës, z. Fadil Nura dhe stafin e tij. Me nënkryetarin Nura, ka biseduar për agjendën evropiane të Kosovës si dhe kontributin e vazhdueshëm që po jep pushteti lokal në drejtim të përmbushjes së reformave që afrojnë Kosovën me BE-në dhe ka përgëzuar Komunën e Skenderajt për angazhimin në këtë drejtim. Ministri Çollaku po ashtu ka vizituar edhe fëmijët në kopshtin e qytetit “Nëna Zahide”  si dhe në Qendrën “Floriani” që merret me kujdesin dhe edukimin e fëmijëve me sindromin down dhe së bashku me ta kanë shënuar festat e fundvitit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors