Qeveria e Kosovës pret raport pozitiv në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 4 prill 2016  – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku,  u takua sot me përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane të Kosovës.

Përfaqësuesi special i BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar, përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke ofruar mbështetjen e BE-së, në zbatimin e saj.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces, pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors