Ministrja Klajda Gjosha uron homologun e saj Ministrin Bekim Çollaku për rekomandimin e KE-së për liberalizim të vizave

Prishtinë, 4 maj 2016 – Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë,  Klajda Gjosha, ka uruar ministrin e integrimit Evropian të Kosovës, Z. Bekim Çollaku, përmes një thirrje telefonike për rekomandimin e Komisionit Evropian për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.  Ajo ka theksuar se Shqipëria i është gëzuar këtij vendimi që i hapë rrugën qytetarëve të Kosovës të lëvizin pa viza në zonën Schengen, dhe e ka përgëzuar Ministrin për punën e bërë në zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave dhe përmbushjes së kritereve.

Ministri Çollaku ka falënderuar përzemërsisht  Ministren  e Integrimit Evropian Klajda Gjosha për urimin dhe i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ministri Çollaku ka shprehur përkushtimin  e Qeverisë edhe në  pjesën përfundimtare të vendimmarrjes nga ana e institucioneve të BE-së dhe bindjen e thellë që edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Shqipërisë dhe rajonit së shpejti edhe në këtë drejtim. Ministri Çollaku ka shprehur bindjen e tij të thellë që “qytetarët e Republikës së Kosovës gjithashtu do të gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza si të gjithë qytetarët e rajonit”. Ministri po ashtu ka thënë se mirëpret bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë edhe në fusha të tjera të reformave evropiane në mënyrë që të avancohet ecja e përbashkët drejt qëllimit të anëtarësimit në BE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors